Mbetet e paqartë situata në lidhje me zgjedhjet e presidentit të ri të KOKSH-it në asamblenë e 17 prillit. Nuk ka ende një njoftim zyrtar në lidhje me orën dhe vendin e asamblesë. Po ashtu, ka pretendime për paligjshmëri nga disa federata dhe dy prej kandidatëve, Martin Biba dhe Artan Shyti.
Federata shqiptare e Futbollit është kundër zhvillimit të kësaj asambleje, sipas saj, të paligjshme. Më 14 prill FSHF-ja ka marrë një shkresë nga KOKSH-i, që e kërkon një mendim për organizimin e asamblesë, çka do të thotë se edhe kjo federatë do të votojë të shtunën, ndryshe nga sa është folur pak ditë më parë se 23 federata janë përjashtuar.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në përgjigjen e kthyer KOKSH-it, e konsideron hipokrizi kërkesën e këtij institucioni. Duka kërkon shtyrjen e asamblesë për të zgjidhur më parë problemin e anëtarësisë së KOKSH-it për të pasur një proces ligjor të rregullt.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje