Kryetari i PAA-së Agron Duka tha të martën se ka dyshime që kryeministri Edi Rama e ka zgjedhur emrin se kush do të jetë presidenti i ri i Republikës.
“Besoj se Rama e ka emrin, sipas meje, por duke qenë se ka shumë pushtet, ju e keni vënë re se ka disa figura aty që nuk kanë pushtet. Ai nuk i trembet një revolte. Dikush mund të ketë kontribute, ai bën ministre një person që nuk di nga vjen. Ata nuk dinë gjë, por e di vetëm zotniu.
Kam përshtypje se po projekton një femër. Do mundohet që të peshkojë, femër apo mashkull që publikisht shitet si i djathtë, dhe do thotë; ja e gjeta vetë një figurë të djathtë. Nëse arrihet një emërim i tillë, pavarësisht se mund të jetë publikisht me imazh të djathtë, do të bëhet shtojcë e pushtetit të Ramës, dhe kjo do të sjellë grumbullim të pushtetit në një dorë”, tha Duka në News 24.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje