Politike

Duka shpjegon votën: Isha i paqartë, më duket dënim për proçedurë

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është një nga tre deputetët që abstenuan për heqjen e imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj.

Duka shpjegoi për mediat arsyet se pse.

“Sepse jam i paqartë. Sipas meje, nëse ministrat fajësohen për procedura, atëherë nuk duhet të konsiderohen politike, por teknike, gjë qe është e pamundur. Nga ana tjetër nëse Ahmetaj, apo kushdo qofte ai, ka përvetësuar para publike, natyrisht duhet të dënohet. Mua më duket që po merr formë gjykimi për procedura dhe kjo, sipas meje, është gabim dhe së fundmi, abstenimi nuk është kundër”, tha ai.

Njësoj si Duka, abstenuan edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë