Ka ndodhur

Durrës, 18-vjeçari i vë flakën derës së ish-vjehrrit të motrës

Gazeta Si – Një 18-vjeçar është arrestuar, pasi i vuri flakën derës së ish-vjehrrit të motrës së tij. Policia ka njoftuar se i riu nga Durrësi ka rrezikuar edhe jetën e banorëve të pallatit si pasojë e flakëve. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë dëm në njerëz, por vetëm materiale.

Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim vëllain e autorit të kësaj ngjarje. Dyshohet se ai ka kanosur përmes telefonit ish-vjehrrin e motrës dhe i ka bërë presion që të mos kallëzojë në polici.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet e përdorura nga 18-vjeçari gjatë krimit dhe një bidon plastik ku mbahej benzina. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë