Ka ndodhur

Durrës, 21-vjeçarja bie nga kati i katërt i pallatit dhe humb jetën

Gazeta Si – Një 21-vjeçare me iniciale D.M., ka humbur jetën këtë të mërkurë, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

Policia tha se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen Nr.13 në Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë