Rend dhe Ligj

Durrës, arrestohen 5 shtetas për vepra të ndryshme penale

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Tre të rinj janë arrestuar, pasi akuzohen se prishën rendin dhe qetësinë publike.

Në pranga kanë përfunduar edhe dy të tjerë, një 49-vjeçar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu arrestohet edhe një 44-vjeçar, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”.

Tre të rinjtë kishin prishur rendin e qetësinë dhe kishin dëmtuar disa sende dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet A. A., 24 vjeç, F. Sh., 21 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, ndërsa akuzohen për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë