Ka ndodhur

Durrës, arrestohet i dënuari me 5 vjet burg për kanabis dhe kokainë

Një 32-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është vënë në pranga nga policia e Durrësit.

Bëhet fjalë për shtetasin Elvis (Vasil) Mërtiri, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Ky shtetas, më datë 13 mars 2017, është kapur me një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë