Ka ndodhur

Durrës, babë e bir dhunojnë dhe kanosin me armë djalin tjetër të familjes

Babë e bir, respektivisht 55-vjeç dhe 17-vjeç, janë ndaluar në Manëz të Durrësit për shkak se akuzohen se kanë dhunuar e kërcënuar me armë zjarri djalin tjetër të familjes, D.C. Sipas policisë, në pranga ka rënë F.C., dhe u procedua penalisht djali i tij, shtetasi E.C., banues në Sukth, Durrës.  

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 370 fishekë, 3 krehra, armë e ftohtë (thikë) dhe pjesë të armës së zjarrit (të cilat i kishin hedhur në lumin Erzen).

Gjatë momentit të konstatimit të tyre dhe shoqërimit,  babë e bir kanë kundërshtuar me forcë edhe shërbimet e policisë.

Ata akuzohen për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë