Ka ndodhur

Durrës, digjet automjeti i parkuar para banesës

Një automjet është përfshirë nga flakët, duke u shkrumbuar tërësisht, mëngjesin e të premtes në lagjen 17 të qytetit të Durrësit.

Sipas banorëve, ka qenë ora rreth 04:20 kur makina u përfshi nga zjarri dhe u dëgjuan edhe shpërthime për shkak të karburantit.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar. Deri më tani dyshohet se shkak i zjarrit në automjet ka qenë një shkëndijë elektrike.

Në momentin e ngjarjes, makina tip “Volkswagen” ka qenë e parkuar para banesës së pronarit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë