Lajme

Durrës, helmohen 7 punonjëse të një fasonerie

Shtatë punonjëse të një fasonerie në qytetin e Durrësit janë helmuar mëngjesin e kësaj të marte.
Nga të dhënat e para mësohet se punonjëset janë paraqitur tek urgjenca e Spitalit të Durrësit ku janë konstatuar shenja helmimi. Dyshohet se shkak është bërë çarja e një tubi gazi.
Pas ndihmës së parë, punonjëset janë larguar për në banesat e tyre, ndërsa priten analizat toksikologjike për shkakun zyrtar, teksa kanë nisur hetimet.
Ky rast nuk është i vetmi në Durrës. Më 24 nëntor të vitit të kaluar, 40 punonjëse të një rrobaqepësie pësuan helmim dhe policia njoftoi se shkak ishte bërë po ashtu rrjedhja e gazit të kondicionerëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë