Ka ndodhur

Durrës, nusja bën ish-vjehrrën për spital

Një 30-vjeçare me banim në zonën e Armadhës është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi ka dhunuar me sende të forta ish-vjehrrën e saj, edhe pse kjo e fundit ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje.

E reja i ka shkuar në banesë, dhe pas dhunës, ish-vjehrra është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon punën për arrestimin e 30-vjeçares, e cila ka pasur konflikte të vazhdueshme me familjen e ish-bashkëshortit të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë