Durrësi dhe Elbasani janë dy bashkitë ku pasqyrohet dukshëm përplasja e dy njerëzve me profil të konsoliduar politik përballë atyre atipike kryesisht me profil menaxheri që pak ose aspak ishin të njohur kur morën mandatin e parë për bashkitë.
Ish-deputeti dhe funksionar i lartë në PD, Luçiano Boçi garon përballë kandidatit me profil të ulët politik Gledian Llatja dhe po aq Igli Cara (ish-deputet i angazhuar prej më shumë se dy dekadash në strukturat e PD-së Durrës) me Emiriana Sakon e cila para se të merrte zyrtarisht mandatin si kryetare e bashkisë më 6 mars të një viti më parë ka punuar si kryetare e komanduar për dy vjet (nga prilli 2020)
Emiriana Sako me profesion arkitekte ka punuar në të kaluarën si Drejtoreshë e Shërbimeve dhe Drejtore e Përgjithshme e Shërbimeve Publike.
Gledian Llatja me profesion jurist pozicionin më të lartë në administratë e ka pasur si Drejtor Kabineti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Më tej u katapultua prefekt i Elbasanit (për disa muaj) për të garuar në 2019 për bashkinë.
Profilet e tyre janë reflektuar më së miri edhe tek premtimet për katër vitet e ardhshme.
Boçi dhe Cara më shumë premtime që prekin në thelb problematikën e jetës së përditshme por duke i kanalizuar në nivel politik, ndërsa Sako dhe Llatja mbështeten kryesisht tek projekte të financuara nga qeveria prej ku, kanë ardhur edhe propozimet konkrete.
Llatja dhe Sako premtojnë vijimësi të punëve, ndërsa Boçi dhe Cara fillim të punëve.
Në programin e të katërve mund të dallohet ajo e Emirjana Sakos, (e vetmja që e ka publikuar të plotë programin), me pika për çdo fushë, por që në të njëjtën kohë mbart pyetjen kryesore se pse shumica prej tyre nuk janë bërë deri me sot nga PS-ja në atë bashki.
PS-ja e ka fituar Bashkinë Durrës prej vitit 2000. I fundit nga të djathtët që drejtoi bashkinë për katër vjet (1996-2000) ishte Arqile Goreja
Nga vijimësia e punëve, Sako premton përfundimin e ndërtimit të 19 objekteve që përfshijnë shkolla dhe kopshte.
Të tjerat pastaj të gjitha projekte ambicioze moketi 3D shumica pa afate konkrete, që logjikisht i bie të mbarojnë pas katër vitesh.
Që do të thotë se Elbasani dhe Durrësi pasqyrojnë më së miri edhe një përplasje zgjedhje mes politikes dhe projekteve të qeverisë. Për cilën alternativë do të votojnë zgjedhësit? / N.P
Gara për Bashkinë e Durrësit

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara (premtimet kryesore)
Brenda 2 viteve mbyll të gjithë procesin e rindërtimit pas tërmetit
Furnizim pa ndërprerje me ujë dhe sistem kanalizimesh në çdo lagje
Zgjidh përfundimisht problemin e përmbytjeve në qytet.
Ndërtoj një stacion transferimi të mbetjeve.
Do aktivizoj industrinë lokale të riciklimit.
Brenda mandatit qendër rezidenciale me të gjitha shërbimet për të moshuarit
Rritja e buxhetit për ndihmën dhe integrimin e shtresave në nevojë.
Çdo rrugë e shtruar në territorin e bashkisë brenda 4 vjeçarit
Ndërtimin e tregjeve bujqësore në Sukth, Rrashbull, Katund i Ri, Ishëm, Manëz si dhe nxitjen e biznesit të agroturizmit
Përpilimi i strategjisë së Durrësit si ‘Smart City’ dhe forcim i infrastrukturës digjitale.
Rishikimi i menjëhershëm i taksave dhe tarifave vendore, me qëllim reduktimin e tyre
Shpërndarja e buxhetit në njësitë administrative në përputhje me kontributin
Taksa 0 për startup, për bizneset rinore dhe të teknologjisë
Porti i Durrësit të kthehet në një port jahtesh, kundër një marinë detare.
Nxënësit nga fillorja deri në gjimnaz, transport publik falas
Mundësia e parkingjeve nëntokësore (2 deri në 3)

Emiriana Sako, kandidate e Partisë Socialiste (premtimet kryesore)
Vijimi i punës për përfundimin e 19 objekteve, pjesë e procesit të rindërtimit
Rikonstruksioni i Qendrës Kulturore për Fëmijë/QKF-së (ka filluar nga puna)
Në fund të vitin 2027, 10.000 pemë të reja në qytetin e Durrësit.
Hartimi i Planit Vendor për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane
Hartimi i Planit të masave kundër përmbytjeve
Projekt i ri për grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme
Rikualifikimi i godinave të ndërtuara para viteve ’90 në lagjet e qytetit, si lagjja nr. 12, 16 dhe 17
Projekti për 2 UNAZAT Unaza 2 “Spital – Currila” që lidh Currilat me Rrugën “Aleksandër Goga”
Projekti për 2 UNAZAT Unaza 1 “Spitallë – Currila” që lidh Currilat me zonën e Spitallës
Ndërtimi i Shëtitores ‘Ura e Dajlanit -Kavalishencë’
Mbulimin e gjithë territorit e qytetit me ndriçim LED
Ngritja e godinës për parkim publik pranë stacionit të trenit
Rikonstruksionin e rrjetit shpërndarës të ujit në qytet
Ngritja e pikës së grumbullimit të prodhimeve bujqësore
Ngritja e Markatës së Peshkut
Ngritja e tregjeve bujqësore (markatave) – vetëm për fermerët e Bashkisë Durrës, ngritja e tregjeve të fruta-perimeve në çdo njësi administrative.
Projekti i Stadiumit të ri me kapacitet deri në 12 mijë spektatorë
Rikonstruksioni i Teatrit “Aleksandër Moisiu”
Ndërtimi i bibliotekave në çdo njësi administrative
Zbulimi i Arenës së Amfiteatrit
Restaurimi i 5 monumente të trashëgimisë kulturore të kategorisë së parë
Gara për Bashkinë e Elbasanit

Luçiano Boçi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” (premtimet kryesore)
Inceneratori i Elbasanit do të fiket
Hapim 3 mijë vende pune
Premtoj ndërtimin e një “Disney park” në Elbasan.
15 tregje të reja në qytet dhe njësitë administrative
Rikthej identitetin e Lagjes Kala (përfshin Hamamin e Kalasë, shtëpinë e Lef Nosit, shtëpinë e A.Xhuvanit, Muzeu i Kristoforidhit, Muzeu I Arsimit dhe Muzeu I ri Etno kulturor)
Do të ngre protokollet qytetare ku qytetarët do të kenë të drejtën kushtetuese të Peticionit dhe të kontrollojnë vendimmarrjen
Fillimi i projekteve për ndërtimin e banesave sociale në Elbasan
Ngritja e një laboratori të çertifikimit të prodhimit bujqësor dhe vajit të ullirit
Projekt konkret për Gjinarin turistik
Ndërtimin e një “qyteti filmi” dhe një parku teknologjik
Synojmë që 50 % e çative të vishen me panele diellore. Do të trajnojmë 100 teknikë të rinj për energjinë diellore
Projekt konkret për shtëpitë për të moshuarit

Gledian Llatja, kandidat i Partisë Socialiste (premtimet kryesore)
Gjinari dhe Funari turistik
Ngritja e kartodromit AUTO MOTO PARKUT të Elbasanit (nuk jep afate se kur përfundon)
Shëtitorja buzë Shkumbinit, hapësira më e madhe e gjelbëruar e Elbasanit
Ridimensionim total i Kalasë së Elbasanit
Do të rindërtojmë shkollën “Jonuz Çarçiu” të Treganit brenda vitit
Do rikonstruktojmë shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri” brenda vitit.
Do të rikonstruktojmë të gjitha kopshtet në territorin e Bashkisë së Elbasanit ashtu sikurse do të ndërtojmë 4 çerdhe të reja.
Në katër vitet e ardhshme zona e Treganit do të kthehet në pol të zhvillimit ekonomik
Drejt përfundimit projekti “Funari Adventure Park”
Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, vijon puna për ndërtimin e nënkalimeve dhe urës automobilistike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje