Politike

Durrësi, kryebeteja e 14 majit!

Nga Gazeta Si- Katër ditë larg zgjedhjeve, tashmë është e qartë se ku po fokusohet beteja e mazhorancës dhe opozitës për marrjen e bashkive. Në këto zgjedhje edhe pse me një opozitë të përçarë, për herë të parë duket se beteja nuk po fokusohet në metropolin shqiptar, Tiranën, por në qytete e tjera të mëdha. Për këtë mjafton të shohim edhe takimet e shumta që kanë bërë liderët kryesorë të partive politike.
Në Durrës dhe në Elbasan duket se do të fokusohet beteja më e ashpër në këto zgjedhje. Në Durrës edhe vetë kryeministri Edi Rama e ka fokusuar fushatën pro kandidates Emiriana Sako. Kjo më shumë se sa në qytetet e tjera të Shqipërisë. Me kandidaten Sako që kërkon rizgjedhjen ka bërë Podcast me emisionin e tij. Ndërsa së fundmi ka shpërndarë një video fushate pro saj, duke u shfaqur së bashku me Sakon. “Për ta bërë Durrësin dhe Shqipërinë që duam ne na duhen drejtues të aftë, njerë të përkushtuat si Emiriana Sako”, shprehet ndër të tjera, Rama, duke shtuar se nuk na duhen njihet e Berishës dhe Metës.
Durrësi është një prioritet për qeverinë, pasi aty parashikohet të ndërtohet porti i ri turistik. Një bashki nën drejtimin e së djathtës do të kishte probleme në realizimin e këtij projekti. Ndaj dhe Rama ka qenë tejet i angazhuar në fushatë ku nuk ka ngurruar të sulmojë publikisht kandidatin e opozitës, Igli Cara. Ndërkohë që edhe takimin e fundit elektoral përmbyllës të fushatës, Rama nuk e mban në Tiranë, por në Durrës. Te premten më 12 maj ai do të mbajë mitigun e fundit elektoral. Në Tiranë mitingu elektoral parashikohet të mbahet 11 maj. Pas Shkodrës, Rama do t’i drejtohet Durrësit. Arsye e përqëndrimit të kësaj fushate lidhet edhe me faktin se vetë Rama është deputeti i këtij qarku, por një arsye tjetër mund të jetë sondazhet që kanë partitë mbi kandidatët. Të gjithë këto faktor tregojnë se Durrësi do të jetë kryebeteja e 14 majit, ku gara do të jetë e ashpër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë