Bota

Dy anëtarë stafi me Covid, zëvendësja e Biden ndërpret fushatën

Kamala Harris, krahu i djathtë i Joe Biden në fushatën për zgjedhjet presidenciale në SHBA është izoluar pasi dy anëtarë të stafit të saj rezultuan pozitivë me Covid.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e fushatës së kandidatit demokrat për President. Ata thanë se Harris do të pezullojë përkohësisht aktivitetet elektorale dhe pjesëmarrjet fizike në to deri ditën e hënë.

Harris vetë deri më tani ka rezultuar negative, por ajo do t’i nënshtrohet testit Covid çdo ditë deri të hënën.

Kandidatja për zëvendëse e Joe Biden kishte planifikuar që këtë të enjte të udhëtonte në Karolinën e Veriut për të nxitur votuesit që të ushtrojnë votimin e hershëm. Por, udhëtimi është anuluar për arsye sigurie.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë