Dy deputete të Partisë Demokratike, anëtare të Komisionit të Ekonomisë në parlament, kërkojnë ngritjen e një komisioni të ri të posaçëm për çështjet e energjisë dhe klimës.
Deputetet Sorina Koti dhe Emilja Koliqi thonë se vendi është në prag të një krize të thellë energjitike, ku ndër arsyet që rëndisin janë edhe mungesat e politikave favorizuese për energjinë ripërtëritëse dhe mungesën e legjislacionit. Për këtë, dy deputetet mendojnë që ngritja e një komisioni parlamentar do të ndihmonte.
LEXO EDHE:
– ‘O tani, o kurrë’… Raporti i OKB tregon se është koha e duhur për të shmangur katastrofat klimatike
– Energjia diellore si shpëtim nga kriza ‘pengohet’ nga një udhëzim
– Mbrojtja e përdoruesve të energjisë së BE-së nga çmimet e larta mund të dështojë, paralajmërojnë ekonomistët
– Sa e vështirë të prodhosh vetë energjinë me panele diellore në pallatet shqiptare!
– Sfidat e financimit të energjisë së pastër në Shqipëri
“Një komision i tillë do të ishte i domosdoshëm për të nxitur debatin për planin kombëtar të energjisë e klimës dhe rritjen e sigurisë energjitike të vendit, zhvillimin me përparësi të legjislacionit e politikave afatgjata për energjitë e ripërtëritshme dhe diversifikimin e tyre, finalizimin e tregut të integruar të energjisë, nxitjen e masave për eficencë të energjisë, dekarbonizimin dhe rrijten e ekonomisë së gjelbër”, thonë dy deputetet në një letër që u kanë adresuar anëtarëve të Kuvendit.
Koti dhe Koliqi mendojnë se në këtë drejtim, përkatësia politike duhet të lihet menjanë dhe mazhoranca t’i bashkohet duke mbështetur këtë propozim.
“Sjellim në vëmendje se parlamentet dhe qeveritë në mbarë botën, veçanërisht në Europë po intensifikojnë përpjekjet për përmirësimin e legjislacionit dhe ndërmarrjen e politikave që nxisin transformimin nga energjitë e lëndëve fosile drejt energjive të pastra për t’u përballur me sfidat kombëtare të sigurisë energjitike dhe ato globale të ndryshimit të klimës”, shkruhet në letrën e deputeteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje