Kjo javë është shumë e ngjeshur për Superioren, që të mërkurën luan ndeshjet e javës së 25-të të kampionatit dhe në fundjavë ato të javës së 26-të. Në kryeqytet luan vetëm Partizani të mërkurën, por klubi i kuq ka vendosur të heqë dorë nga “Air Albania Stadium”.
Ndeshja me Teutën, sipas njoftimit zyrtar të klubit, do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe jo në stadiumin e ri. Të kuqve nuk u ka ecur në “Air Albania”, ku kanë humbur dy derbi radhazi ndaj Tiranës. “Sundimi” i Partizanit në derbi prej 5 vjetësh mori fund pikërisht në “Air Albania”, ku fazën e dytë humbi 1-2 dhe fazën e tretë 5-1. Po ashtu, në këtë stadium të kuqtë kanë lënë pikë edhe ndaj Bylisit, duke barazuar 2-2. Janë rezultatet e këtyre ndeshjeve që e kanë lënë Partizanin shumë prapa, 9 pikë nga Tirana, dhe titulli kampion thuajse është dorëzuar që tani.

Makthi i “Air Albanias” duket se i ka bërë drejtuesit e Partizanit të ndërrojnë stadium dhe të kthehen në “Selman Stërmasi” të mërkurën. Ndeshja me Teutën është shumë e rëndësishme për të kuqtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje