Futboll

Dy mbledhje urgjente në FSHF për gabimet arbitrare dhe tifozët në tribuna

Javët e fundit të Superiores kanë pasur një problematikë të shtuar sa i takon gjykimit të ndeshjeve. Polemika për gabime të rënda që kanë ndikuar në rezultat, siç ishte për shembull, penalltia e Laçit ndaj Kukësit javën e kaluar, për të mos folur për atë çfarë ndodh në nivelin inferior.

Situata e krijuar ka vënë në lëvizje drejtuesit më të lartë të FSHF-së. Gazeta Si mëson nga burime pranë këtij institucioni se vetë presidenti Armand Duka ka thirrur arbitrat në një takim urgjent, që pritet të zhvillohet nesër. Kreu i FSHF-së do t’u kërkojë llogari arbitrave për nivelin e dobët që ata kanë shfaqur në javët e fundit.

Mbledhje të tilla me arbitrat presidenti Duka ka bërë edhe me parë me arbitrat. Ajo që mbetet për t’u parë, është nëse do të ketë dënime në heshtje, siç ka ndodhur rëndom, apo do të kalohet gjithçka thjesht me një tërheqje vëmendjeje.

Tifozë në stadiumin e Burrelit. Gazeta Si, 8 mars 2021

Një tjetër mbledhje urgjente në FSHF është kërkuar nga sektori i garave dhe që ka të bëjë me mosrespektimin e protokollit nga ana e klubeve. Drejtuesit e klubeve duhet të japin sqarime në FSHF për tifozët që mbushin tribunën VIP gjatë ndeshjeve.

Ka një lloj amullie me futjen e tifozëve në tribunat kryesore ta stadiumeve tona, ku klubet kanë përgjegjësi direkte, sepse regjistrojnë si zyrtarë klubi tifozë të ndryshëm, por edhe e tejkalojnë numrin e atyre që lejohen të ulen në tribunë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë