Ka ndodhur

Dy mina me telekomandë, thikë dhe 1 mijë euro, kapet 38-vjeçari në Milot

Një 38-vjeçar, banues në Sukth të Durrësit, është arrestuar nga policia e Lezhës për shkak se është kapur me 2 mina me telekomandë.

Policia thotë se Besnik Osmanaj është kapur në zonën e Fushë-Milotit, ndërsa me vete kishte edhe një shumë parash, 1 mijë euro.

Gjatë kontrollit, në çantën e Osmanajt janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, një thikë që plotëson kushtet e armës së ftohtë, 1000 euro dhe aparate celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë