Gazeta Si – Dy izraelitë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm në Hadera në Izraelin qendror. Lajmi është bërë i ditur nga policia, sipas së cilës dy sulmuesit janë “neutralizuar” nga reagimi i agjentëve të tjerë.
Hipoteza e një sulmi terrorist të modeluar sipas atij të Bershevës, në të cilin katër kalimtarë u vranë të martën nga një person me thikë, po bëhet gjithnjë e më popullore. Më vonë, sulmi i fundit, u mor përsipër nga organizata terroriste ISIS.






Një oficer policie raportoi se dy sulmuesit mbërritën të armatosur në Hadera dhe më pas sekuestruan një armë automatike të marrë nga një agjent i plagosur izraelit.
Sipas mediave, autorët e sulmit janë shtetas arabë të Izraelit, të cilët kanë ardhur nga qyteti i afërt arab Um el-Fahem dhe shtëpitë e tyre janë kontrolluar menjëherë. Sipas televizionit publik Kan, disa familjarë të tyre janë arrestuar.
Sulmi përkoi me “Samitin e Negevit”, i cili mbledh së bashku ministrat e jashtëm të Izraelit, SHBA-së, Bahreinit, Emirateve Arabe, Egjiptit dhe Marokut.
Një samit i kritikuar nga palestinezët që e konsiderojnë tradhti normalizimin e bërë nga vendet arabe me Izraelin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje