Politike

Dy porositë e Ilir Metës për kryenegociatorin Zef Mazi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim me kryenegociatorin e Shqipërisë në BE, Zef Mazin.  

Gjatë takimit, Meta ka theksuar rëndësinë e çeljes së negociatave dhe punës që duhet bërë në këtë drejtim si në aspektin politik ashtu edhe teknik.   

“Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.

Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.

E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës.

Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar”, shkruan Meta në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë