Ka ndodhur

Dy të plagosur me armë zjarri në Tiranë për gërvishtjen e makinës, autori në kërkim nga EUROPOL (Foto)

Dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të shtunës në Tiranë, në zonën pranë Qytetit Studenti. Ata janë identifikuar si Altin Gjoka, 32 vjeç, i cili ka marrë plagë në shpatull dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç, që ka mbetur i plagosur me plumb në gjoks.

Konflikti mes të plagosurve mësohet se ka nisur pas një debati për gërvishtjen e makinës. Pas kësaj mes tyre ka pasur një përplasje fizike që më pas ka përfunduar në përdorimin e armëve.

Autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë, Aldo Gjini

Dy të plagosurit ndodhen në spital, në gjendje të stabilizuar. Ndërkohë, policia tha se ka mundur të identifikojë autorin e kësaj ngjarjeje dhe po punon për kapjen e tij.

Ai është 31-vjeçari Aldo Gjini, një ndër personat më të kërkuar në Europë nga Europol. Kjo pasi më 24 nëntor të 2020, ai akuzohet si autor i një tentative vrasjeje, ngjarje e ndodhur në Remich të Luksemburgut. Ndaj Gjinit ka një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar më 11 shkurt 2021 dhe që prej asaj kohe ai rezulton në kërkim.

Ndërsa në vitin 2016, Gjini u arrestua së bashku me vëllain e tij, në Itali si pjesë e një bande që shpërndanin drogë në Ascoli. Banda akuzohej se furnizonin me kokainë e marijuanë rrethinat e këtij qyteti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë