Ka ndodhur

Dy të plagosur me thikë në Durrës pas një konflikti me njëri-tjetrin

Gazeta Si – Dy persona janë plagosur me thikë paraditen e kësaj të enjteje në Durrës, ku njëri prej tyre, dyshohet se është shumë rëndë dhe i ështrë nënshtruar menjëherë operacionit në spital.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar, aty ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B. G., dhe Xh. M., kanë plagosur me thikë njëri-tjetrin.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i ndodhur në zonën pranë bashkisë së Durrësit, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të panjohura.

Burimet nga spitali bëjnë me dije se ata kanë ardhur ne urgjencë me plagë të cilat kishin shumë gjak rrjedhje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, tha Policia e Durrësit në një informacion paraprak për ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë