Gazeta Si – Dy tërmete të fuqishme kanë goditur në kohë dhe orare të ndryshme Kinën dhe Afganistanin.
Një lëkundje e fortë 6.6 ballë e shkallës Rihter, u regjistrua të hënën në pjesën jugperëndimore të Kinës, sipas Shërbimit Gjeologjik amerikan.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 43 kilometra në juglindje të qytetit Kangding në provincën Siçuan, me një thellësi prej 10 kilometrash, duke vrarë të paktën 7 persona dhe shkaktuar rrëshkitje dherash.
Dridhjet e tokës janë ndierë edhe në provincën Çengdu – që aktualisht gjendet në izolim për shkak të COVID-19.
Një tërmet 8.0 ballë i shkallës Rihter në vitin 2008 në Siçuan la të vdekur mijëra persona dhe shkaktoi dëme të mëdha.
Ndërkaq, në qershor, nga dy tërmet në jugperëndim të Kinës vdiqën të paktën pesë persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Çengdu, nj qytet me 21 milionë banorë, është goditur edhe nga valët e të nxehtit ekstrem që kanë shkaktuar thatësira.
Ndërkaq, të paktën 8 persona kanë vdekur, pasi një tërmet goditi gjatë natës verilindjen e Afganistanit, thanë zyrtarët mëngjesin e 5 shtatorit.
Numri i viktimave mund të rritet, tha për mediat zëdhënësi i provincës Kunar, Mawlavi Najibullah Hanif.
Tërmeti prej 5.3 shkallësh të Rihterit goditi qytetin Xhalalabad, që gjendet në lindje të Afganistanit.
“Tërmeti i së dielës ka shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme financiare”, tha Hanif.
Në qershor, një tërmet në Afganistan la të vdekur mbi 1.000 persona dhe shkatërroi disa vendbanime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje