Gazeta Si – Po afron ora e Super Bowl. Sytë e gjithë botës do të jenë aty më 12 shkurt, në finalen e madhe të futbollit amerikan mes Kansas City Chiefs dhe Philadelphia Eagles.
Në ‘Change.org’ ndërkohë ka marrë jetë prej ditësh një peticion, i firmosur nga mbi 50.000 persona. Një peticion-apel, që hedhjen e monedhës para fillimit të finales së Super Bowl ta bëjë Dona.
Sepse në Super Bowl-in e 57-të do të ndodhë një gjë që në 56 të mëparshmit nuk ka ndodhur. Përballë do të jenë dy vëllezër. Ka ndodhur me trajnerët Jim dhe John Harbough, por jo me dy lojtarë. Ata janë Travis dhe Jason Kelce.

Peticioni online kërkon që për të hedhur monedhën para nisjes së ndeshjes të jetë nëna e tyre, Dona.
Vëllezërit Kelce, ashtu si Harbough, janë me origjinë nga Ohajo. Travis luan ‘tight-end’, kurse Jason qendër. I pari është 33 vjeç, i dyti 35. Të dy në karrierë kanë luajtur vetëm për një skuadër: Travis për Kansas City Chiefs, Jason për Philadelphia Eagles.
”Gjëja më e bukur, – thotë nëna e tyre Dona, – është se të dy Super Bowl-in e kanë fituar”. Vërtet: Jason e ka fituar në 2017-ën, Travis nel 2019-ën.
“Kjo është diçka që më bën ta marr këtë finale me më shumë lehtësi”, – ka shtuar nëna e dy lojtarëve. Sepse nëna është nënë dhe gjëja e parë që mendon është se cili nga dy vëllezërit do të kthehet në shtëpi i mundur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje