Hetuesit po punojnë për të qartësuar atë çfarë ndodhi mëngjesin e 25 nëntorit, në orët para vdekjes së Maradonës, por edhe në ditët e mëparshme. Sipas dëshmisë të stafit mjekësor që ishte angazhuar me rehabilitimin pas operacionit të ish-futbollistit të famshëm, veçanërisht të infermieres Dahiana Gisela Madrid (ajo që u dha hetuesve nje version ndryshe nga çfarë deklaroi për mjekët), Maradona kishte përplasur fort kokën në një rënie aksidentale.
Në këtë situatë, askush nuk ishte kujdesur që idhulli argjentinas të kryente vizita për të parë pasojat e asaj përplasjeje në kokë disa ditë pas operacionit. “Maradona ishte rrëzuar një javë para vdekjes, kishte marrë një goditje të fortë në kokë dhe për çudi nuk i kanë barë një rezonancë manjetike. Asgjë”, – ka thënë Rodolfo Baqué, avokati i infermieres Gisela Madrid.

Jo vetëm kaq, ai ka zbuluar se pas daljes nga spitali Maradona kishte shfaqur disa anomali kardiake, por edhe në këtë rast askush nuk u kujdes për të bërë kontrolle mjekësore. “Kanë menduar vetëm që ta kurojnë për varësinë nga alkooli, duke harruar që kishin të bënin me një pacient me probleme në zemër, që kishte nevojë për asistencë mjekësore të specializuar, – ka shtuar Baqué.
Neurokirurgu Leopoldo Luque, mjeku personal i Maradonës, është mbrojtur nga akuzat për përgjegjësi në vdekjen e “Pibe de Oro”, pasi u hap një hetim për të. Akuza është “fajtor në vrasje”, pasi dyshimet janë se Maradona nuk është kuruar ashtu si duhet. Hije dyshime janë ngritur edhe nga fjalët e atyre që kanë jetuar nën të njëjtën çati me ish-yllin e futbollit, mes tyre nipi Johnny dhe kuzhinierja “Monona”. Nga dëshmitë e tyre rezulton se ka pasur një zënkë mes Maradonës dhe neurokirurgut Leopoldo Luque.
Sipas avokatit Baqué, Maradona ishte mbyllur për tri ditë në dhomën e tij, pa parë as televizor. ”Pulsi i tij kishte arritur deri në 115 rrahje në minutë. Ditën para vdekjes e kishte pulsin 109, kur dihet që për një pacient me probleme zemre nuk mund të kalohet pulsi 80”, – ka saktësuar avokati. Sipas tij, trupi i Maradonës kishte dhënë shenja, por nuk u kurua me asnjë ilaç. “Maradona duhej kuruar në klinikën më luksoze në botë, kurse ai u mbajt në një vend të papërshtatshëm”, – ka shtuar avokati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje