Gazeta Si – Një 28-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se do të kryente një vrasje. Policia bën me dije se ka arritur të parandalojë një ngjarje të rëndë kriminale, duke prangosur të riun që mbante armën e zjarrit kallashnikov në automjet ndërsa qarkullonte në qytet. Po ashtu janë proceduar penalisht 2 shtetas, që ishin pasagjerë në automjet, për moskallëzim krimi.
“Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – D. P.(A.), 28 vjeç, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov”, njoftoi policia.
Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. F., 17 vjeç dhe A. H., 17 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasagjerët që udhëtonin së bashku me 28-vjeçarin, në automjetin e tij, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje