Ka ndodhur

Dyshohet se i vodhi paratë shoqes, policia i gjen një pistoletë në shtëpi 31-vjeçares

Gazeta Si – Një 31-vjeçare është vënë në pranga në Durrës, pasi u kap me një pistoletë tip “Glock” dhe një sasi fishekësh.

Policia thotë se ushtroi kontroll në shtëpinë e të resë, pasi dyshohej se kishte vjedhur një shumë parash tek banesa e shoqes së saj.

Por në vend të parave, gjetën armën, bashkë edhe më një mik të saj, i cili po ashtu u arrestua për arsye se nuk ka kallëzuar krimin e armëmbajtjes pa leje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe të autorësisë së vjedhjes së shumës së parave në banesën e shoqes së 31-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë