Ka ndodhur

Dyshohet se neglizhoi trajtimin për foshnjën e porsalindur, nisin hetimet për mjeken

Një mjeke në maternitetin e Pogradecit është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor të një foshnjeje pas lindjes së saj.

Policia e Pogradecit thotë se mjekja me iniciale G.Sh., 51 vjeçe ka ndjekur lindjen e një qytetareje, por dyshohet se nuk ka vepruar si duhet me foshnjën pas lindjes, pas probleme të shfaqura.

Edhe pse është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar, foshnja e qytetares D.Y., ka ndërruar jetë.

Mësohet se foshnja ka lindur 24-javëshe dhe në kartelë është shkruar si abort. Pas lindjes fëmija nuk ka qarë dhe stafi e ka vendosur në një kuti, duke e konsideruar pa jetë.

Por ka qenë i ati i foshnjës, ai që pas pak orësh, pasi ka hyrë në dhomën ku po qëndronte e sapolindura, ka dëgjuar të qarat e saj. Foshnja u dërgua menjëherë në maternitetin e Tiranës, por nuk mundi të mbijetonte, duke ndërruar jetë më 21 korrik.

Policia sekuestroi kartelën mjekësore dhe mori deklarimin e mjekes, ndërkohë që të hënën është dërguar dosja në Prokurorinë e Pogradecit për veprime të mëtejshme


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë