Çështja e inceneratorëve ka hapur debat në Kuvend mes deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehajt dhe kryeministrit Edi Rama.
Nga foltorja e Kuvendit, Shehaj tha se inceneratori i Tiranës është në pronësi të një kompanie offshore, por sërish vazhdojnë pagesat ndaj tij. Kjo, sipas Shehajt, tregon se pronari i vërtetë i kësaj kompanie offshore, mund të jetë kryeministri Rama.
Deklarata e deputetit demokrat solli reagimin e Ramës. Me tone të ashpra, ai iu drejtua Shehajt duke u shprehur: Ose je idiot, ose bën vetë.
“Ju thatë që unë fshihem pas një offshori në Holandë. Dhe unë ju thash ‘a ka mundësi këtu dhe të thirrni provën për këtë që thoni’? Se kjo është shumë e rëndë, dhe ju ta thoni këtë literalisht, do të thotë që dispononi një provë. Nëse e sillni një provë, unë duhet të jem përpara drejtësisë. Në të gjithë atë që thatë, unë nxora një deduksion, ose ju jeni idiot ose bëni vetë.
T’i thuash tjetrit që është në krye të qeverisë, t’ia thuash në sytë e publikut, që jeni të fshehur pas një kompanie offshore, dhe të bësh një skeç këtu se rruga Tiranë-Vlorë është kaq kiolometra dhe unë kam lindur në Selenicë. Këto janë akuza ekstreme. Nuk mund të zini foltoren e Kuvendit dhe t’i drejtoheni një publiku të tërë, duke thënë se kryeministri fshihet pas një kompanie offshre. Nëse është e vërtetë, duhet të veprojë drejtësia menjëherë.
Është njësoj si të them unë se ju jeni në kërkim ndërkombëtar. S’mund të them kot unë me arsyetimin tuaj. S’mund të thuhen këto gjëra. Bëtë gjithato akuza, dhe në fund fare, ju thash me mirësi, ma jepni provën”, iu kthye Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje