Futboll

E bujshme nga Turqia, Fiorentina synon të rikthejë “Perandorin” Fatih Terim

“Ëndrra e Fiorentinës është Fatih Terim”. Ky është titulli i artikullit të publikuar nga “Sporx”, një sit lajmesh sportive në Turqi. Në brendësi të artikullit shkruhet se ka pasur edhe kontakte mes drejtuesve të klubit nga Firence për rikthimin pas shumë vitesh të trajnerit të njohur turk, i mbiquajtur “Perandori”.

Terim, i cili aktualisht drejton Gallatasarajin, një nga skuadrat më të mëdha turke, ka marrë kohë para se të japë një përgjigje në lidhje me disponibilitetin e tij. Do të ishte vërtet një rikthim i bujshëm në Itali për turkun, por për momentin duket e vështirë që kjo gjë të ndodhë.

Artikulli i sitit turk për Terim. Gazeta Si, 1 prill 2021

Kujtojmë që Fatih Terim, ish-trajner i kombëtares turke, e ka drejtuar Fiorentinën ekzaktësisht 20 vjet më pare. Ai nuk mundi ta çonte sezonin deri në fund, sepse dha dorëheqjen për shkak të disa përplasjeve me Çeki Gorin, presidentin e atëhershëm të Fiorentinës. Terim në Serinë A ka drejtuar edhe ekipin e Milanit për një periudhë të shkurtër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë