Politike

E cilësoi trafikante apartamentesh, Duma hedh në gjyq Veliajn për shpifje

Kandidatja e PD-së për deputete në Kavajë, Grida Duma, paditi në gjykatë për shpifje kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“I jemi drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Dhomës Penale sepse qëndron në detyrimin e shtetasit Erion Luan Veliaj të vërtetojë saktësinë e shpifjeve të tij. Dispozita ligjore është Neni 120, paragrafi 2 i Kodi Penal, dëmi do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja.

Unë deklaroj se ky dëm do t’i shkojë shtetit shqiptar dhe askujt tjetër. Drejtësia është besim. Vlera e fjalës nuk është një kështjellë rëre. Do të hedhim një tullë për të thënë boll më me mashtrime të hedhura në ajër…”, tha Duma.

Padia e ngritur ndaj kryebashkiakut lidhet me reagimin e Erion Veliajt, pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike ndaj tij për lidhje me mafien italiane.  Veliaj e ka quajtur Grida Dumën “trafikante apartamentesh”.

“E vetmja gjë e paverifikuar për ne mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes”, është shprehur Veliaj për Dumën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë