Merr një zhvillim të ri “beteja” mes Mesit dhe Barcelonës. La Liga është rreshtuar hapur pro Barcelonës me një komunikatë zyrtare të bërë publike vetëm pak minuta më parë. Në thelb, për këtë institucion, kontrata e argjentinasit me klubin katalanas skadon në qershor të vitit 2021 dhe mbetet në fuqi me të gjitha efektet e saj.
Për të liruar Mesin nga kjo kontratë, duhet paguar e gjithë shuma prej 700 milionë eurosh e parashikuar si klauzolë për prishjen e parakohshme të marrëveshjes. “Kontrata mes palëve është ende në fuqi me të gjitha efektet e saj, me klauzolën e prishjes për t’u aplikuar në rast se Mesi vendos ta prishë atë para kohe. Është gjithçka konform artikullit 16 të dekretit 1006/1985 që rregullon raportin e punës të futbollistëve profesionistë”, – shkruhet në komunikatën zyrtare të La Ligës.
Për yllin argjentinas, i cili nuk u paraqit në skuadër për vizitat mjekësore, del tashmë një pengesë e madhe. “La Liga nuk do të lejojë transferimin e futbollistit, nëse në vazhdim nuk paguhet e plotë shuma e parashikuar në klauzolën e prishjes së kontratës”, – saktësohet gjithashtu në komunikatë. Një goditje e rëndë për “pleshtin”. Mes tij dhe klubi spanjoll vazhdon “mundja e dorës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje