Ne rrjet

E gjitha bota në Romë për Samitin e G20/ Kush merr pjesë, mungesat e mëdha dhe temat që diskutohen

Samiti i G20 do të mbahet të shtunën dhe të dielën (30-31 tetor) në Romë të Italisë. Ndërsa e premtja është dita e takimeve dypalëshe mes liderëve. Por çfarë është G20 dhe pse është aq i rëndësishëm? Gazeta “Si” sjell një panoramë të këtij samiti referuar mediave italiane që e kane fokusin kryesor sa kohe që këtë vit ajo mbahet në Romë  

Çfarë është G20?

Është një grup prej 20 kombesh, që bashkon vendet më të pasura, ekonomitë në zhvillim dhe disa institucione ndërkombëtare.

G20 përfaqëson mbi 80% të PBB-së botërore, 75% të tregtisë globale, 60% të popullsisë së planetit dhe sipas një vlerësimi, 75% të emetimeve të gazrave. Me pak fjalë, G20 është sot motori kryesor i rritjes ekonomike, por në të njëjtën kohë ndotësi më i madh në planet.

Kush janë vendet anëtare?

Argjentina, Australia, Brazili, Britania e Madhe, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, Japonia, India, Indonezia, Italia, Meksika, Rusia, Afrika e Jugut, Arabia Saudite, Koreja e Jugut, Turqia, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian. Spanja ftohet si mysafir i përhershëm çdo vit. Përveç kësaj, janë të ftuar drejtues të organizatave të mëdha ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ku mbahet?

Samiti do të mbahet në Itali, nën drejtimin e kryeministrit Mario Draghi. Krerët e shteteve dhe qeverive do të takohen në Romë.

Kur lindi G20 dhe pse?

Ajo u themelua në vitin 1999 pas krizës financiare aziatike si një forum për ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore nga 19 vende plus Bashkimin Evropian. Në vitin 2008, gjatë krizës globale financiare, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh Ë. Bush ftoi liderët e G20-ës të koordinojnë veprimet e tyre, duke i dhënë jetë samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive, i cili që nga viti 2010 është bërë i përvitshëm dhe mbahet nga një vend në tjetër. Krahas takimit të liderëve të vendeve të ndryshme, çdo vit zhvillohet edhe takimi i ministrave të financave dhe guvernatorëve qendrorë të vendeve anëtare, qe zbaton vendimet e marra dhe përgatit mbledhjet e mëpasshme.

Sa i rëndësishëm është G20?

Pas krizës ekonomike të vitit 2008, G20 çoi në një angazhim prej mbi 1 trilion shpenzime qeveritare për rritjen dhe vendet e punës.

Si një forum që mblodhi së bashku fuqitë tradicionale perëndimore dhe gjigantët në zhvillim, G20 u bë shtyllë e rendit që pas Luftës së Ftohtë.. Megjithatë, distancat e konsiderueshme midis vendeve të ndryshme për çështjet në rendin e ditës dhe mungesa e disa aktorëve të rëndësishëm pasqyrojnë vështirësitë e politikës ndërkombëtare.

G20 nuk iu përgjigj pandemisë në kohën e duhur, edhe pse vendet anëtare të saj kanë marrë shumicën e vaksinave. Filozofia e forumit e bazuar në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe refuzimin e politikave proteksioniste është dobësuar përballë rritjes së nacionalizmave.

Cilat janë temat?

Italia e organizoi punën duke ndjekur tre “shtylla tematike”: njerëzit, planeti dhe prosperiteti. Samiti do të dominohet nga çështjet e ndryshimeve klimatike, përpara samitit në Glasgoë të Skocisë që fillon të hënën më 1 nëntor. Udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë, rritjen e çmimit të energjisë dhe vështirësitë e furnizimit, fushatën e vaksinimit në mbarë botën, një taksë minimale globale prej 15% për korporatat e mëdha. Samiti do të shërbejë si një mundësi për të diskutuar çështje të tjera, si Afganistani apo rifillimi i negociatave bërthamore me Iranin (për të cilat është planifikuar një takim të shtunën midis liderëve të Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe) sërish Kina dhe projekti në rritje i një mbrojtjeje evropiane.

Çfarë ndodh sot (e premte)?

Do të ketë takim të ministrave të financave të G20 (të pranishëm) së bashku me ministrat e shëndetësisë (këta do e ndjekin samitin nga distanca) në Romë

E premtja do të jetë gjithashtu një ditë e mbushur me takime dypalëshe. Joe Biden, i cili zbarkoi në Romë si President i Shteteve të Bashkuara, do të takojë fillimisht Papën, më pas kryeministrin Mario Draghi dhe presidentin Sergio Mattarella dhe presidentin francez Emmanuel Macron (takimi i tyre i parë që nga kriza e nëndetëseve me Australinë).

Kur fillon samiti G20?

Samiti do të mbahet të shtunën (30 tetor). Në mbrëmje do të ketë një darkë në Quirinale dhe në mëngjes pas një shëtitjeje në qendrën historike përpara se të rifillojë samiti në orën 11 të së dielës. Të dielën pasdite samiti do të përmbyllet me konferencën për shtyp të Draghit, e ndjekur nga ajo e liderëve të tjerë, përfshirë edhe Joe Biden.

Kush mungon?

Liderët kinezë dhe rusë, Xi Jinping dhe Vladmir Putin, të cilët e justifikuan mungesën e tyre me shqetësimet për pandeminë, nuk janë të pranishëm; ata do të ndjekin samitin me video-call. Kryeministri japonez, Fumio Kishida, mbreti saudit Salman, presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador janë gjithashtu ndër munguesit e mëdhenj.

Cilat janë rezultatet e pritura?

Samiti i liderëve shpesh konsiderohet diçka më shumë se një “mundësi fotoje”, siç theksohet në një analizë të Paolo Magri të institutit “Ispi”, por për ta gjykuar atë, duhet parë edhe puna në takimet e zhvilluara. gjatë vitit, dhe para atij final. Italia tha se ishte krenare për samitin e organizuar majin e kaluar, i cili çoi në premtimin e vendeve më të pasura për qindra miliona doza vaksinash për më të varfërit. G20 ka rritur angazhimin për të vaksinuar të paktën 40% të popullsisë së botës deri në vitin 2021. Por është gjithashtu e vërtetë që vendet që përbëjnë 20 vendet anëtare kanë marrë një numër dozash për frymë 15 herë më të mëdha se vendet e Afrikës Sub-Sahariane dhe se, si pjesë e nismës Covax të promovuar nga OKB-ja, vetëm 194 milionë doza u dhanë nga vendet me të ardhura të larta nga 1.3 miliardë doza të premtuara. Ka edhe dallime për patentat: India dhe Afrika e Jugut vazhdojnë të bëjnë presion për pezullimin e patentave për vaksinat kundër Covid-19 dhe synojnë ta sjellin këtë çështje në tryezën e Organizatës Botërore të Tregtisë në fund të nëntorit, pavarësisht rezistencës së fortë të bllokut G7. Shumë ekspertë po bëjnë gjithashtu presion që G20 të jetë më i fortë duke krijuar një mekanizëm për t’u përgatitur për pandemitë e ardhshme.

Nga ana tjetër, synimi i një marrëveshje që vendos një normë të përgjithshme tatimore minimale prej 15% mbi fitimet e shumëkombëshe për të parandaluar kompanitë e mëdha që vazhdojnë të zhvendosin pagesat e taksave në vende më të favorshme është i mundshëm.

Për mjedisin, një nga çështjet për të cilat kryeministri Mario Draghi po përpiqet të gjejë një marrëveshje për reduktimin e emetimeve të metanit me 30% deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 2020

Çfarë do të bëjnë zonjat e para (dhe dy burrat e parë)?

Do të fillojë me një vizitë në Koloseum, me pas muze dhe Galerinë Borghese. Për Jill Biden dhe Brigitte Macron, Carrie Symonds, gruaja shtatzënë e kryeministrit britanik Boris Johnson, për Joachim Sauer, bashkëshorti i Angela Merkel dhe Heiko von der Leyen, bashkëshorti i Presidentes së Komisionit Evropian, janë planifikuar ditë në turne nëpër kryeqytet dhe një darkë me drejtuesit e G20 në Quirinale të shtunën në mbrëmje. Pas angazhimeve të tij në një Romë të blinduar, presidenti amerikan do të fluturojë për në Skoci, ndërsa gruaja e tij Jill do të vazhdojë vizitën në Napoli me një vizitë në bazën e marinës amerikane në Capodichino, si dhe në një shkollë napolitane.

Si do të menaxhohet siguria?

Për mbikëqyrjen në kryeqytet janë venë në dispozicion 5296 njësi përforcimi në 5000 njësitë që do të monitorojnë

Përshtati në shqip; Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë