Politike

E hëna e Berishës, nga Basha te Rama: Protesta nis te selia e PD dhe mbyllet para Kryeministrisë

Berisha do të nisë protestën e thirrur kundër Ballkanit të Hapur dhe korrupsionit nga selia e Partisë Demokratike, edhe pse Lulzim Basha thotë se ai është i përjashtuar nga forumet vendimmarrëse të kësaj partie.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga ish-Kryeministri, pas grumbullimit në selinë e PD, protestuesit do të marshojnë drejt Kryeministrisë për të protestuar, “siç thotë ai kundër paktit antikombëtar Rama-Vuçiç dhe vjedhjes me anë të incineratorëve.

Itinerari i protestës duket i menduar nga Berisha. Me tubimin e mbështetësve të tij në selinë e PD, ai i ushtron presion Lulzim Bashës, që po të hënën ka thirrur mbledhjen e Këshillit për të vulosur vendimet e Kuvendit Kombëtar, mes të cilave edhe ai i përjashtimit të Berishës nga forumet drejtuese të partisë.

Për të maksimizuar pjesëmarrjen në këtë protestë, Berisha duket se po luan me kartën e patriotit dhe atë të të pakorruptuarit. E para duke protestuar kundër Ballkanit të Hapur, që në Tiranë nuk i mungojnë kundërshtarët dhe e dyta kundër korrupsionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë