Gazmend Koduzi emri i të cilit u hoq nga lista e Tiranës, kur PD-ja depozitoi listën për herë të dytë në KQZ, është emëruar nga Lulzim Basha Koordinator Kombëtar për Shëndetësinë.
PD coi në KQZ listën e korrigjuar dhe ajo që ra në sy ishin disa zhvendosje emrash në disa qarqe përfshi edhe Tiranën. Gazmend Koduzi u zëvendësua në listën e korrigjuar me emrin e Dorian Telitit që zhvendoset nga vendi i 26-të në vendin e 23-të.
Në listën e re futbollisti i Tiranës Gentian Muça shkon në pozicionin e 26-të në listë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje