Politike

E larguan nga Shkodra, Bushati “sfidon” nga Danimarka

Ai ka akuzuar qeverinë për koncesionet, ka kërkuar shkëputjen nga “oligarkia”, ka shigjetuar disa herë kryetarë bashkish e ka kërkuar refleksion brenda PS-së.

Ditmir Bushati që nuk ka folur asnjëherë nëse e ka ndarë rrugëtimin politik me PS-në, u anatemua të martën nga drejtuesi i ri për zgjedhjet në qarkun Shkodër, Ilir Beqaj.

Ish-Ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka qenë kryetar politik i qarkut Shkodër kur është akuzuar se nuk filtroi elementë të rinj si dhe iu faturua zgjedhja e Valdrin Pjetrit të përjashtuar tashmë nga PS-ja

“Bushati ka 14 muaj që e ka lënë Partinë Socialistë në Shkodër dhe nuk mund të themi si e la ai Partinë Socialiste këtu…Zoti Bushati është deputet, por nuk e vendosim ne, nëse është apo jo në Shkodër. Aktualisht ai nuk ndodhet as në Tiranë dhe as në Shkodër”, tha Beqaj.

Për shumë syresh, (edhe pse nuk është në stofin e tij politik), u prit një reagim nga Ditmir Bushati i cili në këtë kohë pandemie, nuk ndodhet as fare në Shqipëri, por Danimarkë.

“Me punë e këmbëngulje, shumë bashkëatdhetarë janë histori suksesi kudo në botë. E tillë është edhe historia e familjes Xheladini nga #Tetova, të cilët drejtojnë një sipërmarrje të suksesshme në #Helsingor #Danimarkë”, shkruan Ditmir Bushati në faqen e tij Facebook.   


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë