Secili bën punën e vet. Kush punon në një klub futbolli, nga magazinieri te sulmuesi, nga presidenti te kopshtari, është i interesuar të mbështesë skuadrën drejt suksesit me çdo mjet, duke mbajtur një ambient të brendshëm sa më të qetë dhe konstruktiv. Por është dikush tjetër që e “trazon” këtë ambient, dikush që futbollin nuk e përjeton direkt, por përpiqet t’ua tregojë të tjerëve me çdo mënyrë që ia lejon profesioni. Ndonjëherë një gazetë merr një informacion nga një burim i brendshëm i klubit dhe këtë gjë vetë klubi e merr për keq. Për një arsye të tillë ka plasur lufta mes PSG-së dhe presitigjiozes franceze “L’Equipe”.
Konflikti u bë publik, kur Tushel dhe Mbape u paraqitën në konfefrencë shtypi një ditë para ndeshjes me Crvena Zvezdën. Klubi parizien u ndaloi pyetjet gazetarëve të “L’Équipe”. Diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Pse? Sepse PSG-ja e ka interpretuar qëndrimin e të përditshmes franceze si një tip presioni mediatik. Ditët e fundit janë publikuar artikuj të ndryshëm nga gazeta në fjalë, që flisnin për një ambient të destabilizuar te PSG-ja, për shkak të pakanëqësive të Kavanit për minutat e lojës dhe për shitjen e mundshme të njërit mes Mbape dhe Nejmar, ngaqë klubi është në telashe me “Fair-Play”-in financiar, siç ka rezultuar nga hetimet e “Football Leaks”.

Në një qëndrim zyrtar të klubit francez ndaj gazetës, shkruhej: “Përveçse mohon absolutisht atë çfarë është shkruar, që është e gabuar dhe qesharake, PSG dyshon edhe në ndershmërinë intelektuale të “L’Équipe”. Ka tendencë për të krijuar një atmosferë paragjykuese në klubin tonë, duke mos treguar ekuilibër. PSG ka të drejtën të vërë në dyshim sjelljen skizofrenike të redaksisë”.
Pas pak orësh ka ardhur edhe përgjigja e drejtorit të gazetës, Zherom Kazadjë, i cili ka shpjeguar se nuk ka edhe një artikull të vetëm të pabazë dhe se klubi po përpiqet t’i vërë tifozët e vet kundër “L’Équipe”. “Gazeta jonë do të vazhdojë të informojë, siç bën prej vitesh, me seriozitet. Pavarësia e saj ka krijuar besnikëri te lexuesit”, – shkruhej mes të tjerash në qëndrimin redaksional të gazetës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje