Politike

‘E shitën 60-70 mln euro në verë, tani e blejnë 200-300 mln euro’, Basha: Kallëzim penal në SPAK për energjinë

Kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi se fokusi i opozitës do të mbetet energjia, pasi sipas tij, ajo që po shitet si krizë është thjesht korrupsion.

“Të enjten do të zhvillohet seanca plenare e javës, jo vetëm rend i ditës por edhe gjendja që ka pllakosur në vend janë tregues i qartë, se kemi të bëjmë jo me një krizë energjitike, por me një krizë korrupsioni. E cila ka nisur me vendimin që në verë të zbrazej kaskada e Drinit dhe të shitej me 1/3 e çmimit që do blihet tani, energjia, e kanë shitur 60-70 milionë euro, dhe do ta blejnë 200-300 milionë euro. Që ta blejnë duhet të marrin borxh, që do ta nxjerrin nga xhepat e shqiptarëve. Në një vend normal, nga i pari i sektorit te drejtuesi famëkeq Çela i Durrësit, duhet të ishin të paktën të pandehur. Ndërkaq, presim që institucionet e drejtësisë të mos zdërhallen në tapetin e kuq të vanitetit dhe të bëjnë detyrat e tyre. Ne nuk mund të rrimë duarkryq. Kjo javë do vazhdojë me një ofensive. Kjo krizë po përkthehet në rritje të tmerrshme të çmimeve të gjithanshme”, tha Basha.

“… Kemi shpalosur para jush që prej janarit një plan të detajuar për nxjerrjen e vendit nga kriza. Si përfundim një thirrje për institucionet e drejtësisë, jeni para shumë testesh por ky është një nga testet kryesore. Kjo është një krizë korrupsioni dhe jo energjie. Ne do të sjellim kallëzimin ne SPAK kësaj jave”, vijoi Basha.

Kryedemokrati tha gjithashtu se nuk do të lejojnë që komisioni hetimor “Becchetti” i kundërshtuar nga socialistët të mos ngrihet. Megjithatë, Basha nuk sqaroi rrugët se si.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë