Politike

Edhe Basha “non grata”? Harxhi: Prej 4 vitesh i refuzohet viza amerikane

Lulzim Bashës i është refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që pas takimit për një foto me Presidentin Donald Trump, në maj të 2017-ës.

Ky është pretendimi i kandidates për kryetare të PD, Edith Harxhi.

“Zoti Basha vetë ka 4 vjet që nuk udhëton dot në Amerikë, sepse i është refuzuar viza. Herën e fundit që Basha ka qenë në SHBA ka qenë maji i 2017-ës kur bëri atë foton me Trump dhe që hapi shumë debate sepse u paguan ca lekë nuk e di si u paguan. Që nga ajo kohë Basha nuk ka shkuar më në SHBA. Duhet të dini një gjë. Nuk fiton dot zgjedhjet në Shqipëri nëse përpara tyre nuk bën një vizitë në SHBA.”, tha Harxhi. 

Harxhi tha se Basha është ftuar nëpër konventa të republikanëve, por nuk ka mundur të udhëtojë pasi nuk ka vizë.

“E di shumë mirë që Bashën e kanë ftuar nëpër konventa të republikanëve dhe aktivitete të tjera dhe nuk mundur dot të shkojë sepse i është refuzuar viza”, tha Harxhi”, deklaroi Harxhinë një intervistë për TV Klan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë