Lajme

Edhe doktoratura e Monika Kryemadhit me plagjiaturë?

Në kohën kur shumica e studentëve janë ngritur në një revoltë masive kundër qeverisë por edhe universiteteve, një pjesë e figurave politike janë akuzuar se i kanë korrur sukseset e tyre akademike falë plagjiaturës.

Skandali i doktoraturave me plagjiaturë filloi me Ogerta Manastirliun, vazhdoi me Mimi Kodhelin dhe duket se ka marrë në valën e tij edhe Monika Kryemadhin. Ish-zëvëndësministri i arsimit, Taulant Muka shkruan ditën e sotme se pa një kërkimi në internet ka zbuluar se kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dorëzuar një doktoraturë me plagjiaturë.

Ai shkruan se teza e doktoraturës së Kryemadhit, me titull “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik” është dorëzuar pranë faktultetit të Ekonomisë, me udheheqes shkencor prof. dr. Dhori Kule.

Zonja Kryemadhi duket se e ka mbrojtur doktoraturën në vitin 2015 duke kopjuar dy kapituj nga një studim i njohur europian. “Plagjiatura e tezës së Kryemadhit është bërë duke kopuar pothuajse tërësisht dy kapituj nga libri “European Welfare States: Comparative Perspectives” me autor Mel Cousins, shtëpia botuese SAGE Publications, viti i publikimit 2005”, shkruan Muka në rrjetin social Facebook.

Taulant Muka

Sipas tij, ajo ka kopjuar kapitullin e dytë dhe të katër të këtij libri.

“Ky kapitull, përkon me kapitullin e parë të tezës së doktoratës se Monika Kryemadhit, faqet 17-30. Kapulli tjetër që ka kopjuar zonja Monika Kryemadhi është kapitulli i katërt i librit “European Welfare States: Comparative Perspectives”, faqet 59-73. Ky kapitull përkon me kapitullin e tretë të tezës së doktoraturës se Monika Kryemadhit, faqet 69-82, shkruan ish-zëvëndësministri.

Muka thekson ndër të tjera se zonja Kryemadhi nuk e ka cituar fare librin “European welfare States: Comparative Perspectives”, në fund të doktoratës, tek “literatura e huaj”

“Pra, sikur zonja Monika Kryemadhi të mos e kishte lexuar fare si libër”, përfundon Muka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë