Me mbylljen e fazës në grupe të Europa League, është pakësuar edhe numri i futbollistëve të Kombëtares që marrin pjesë në këtë kompeticion. Kanë mbetur ende në garë Tomas Strakosha me Lacion, Egzon Binaku me Malmoen dhe Elseid Hysaj, i cili bashkohet me dy kuqezinjtë e tjerë, pas eliminimit të Napolit nga Championsi.
Në fakt, në ndeshjet e fundit në grup, as Strakosha dhe as Binaku nuk ishin të grumbulluar me skuadrat e tyre. Portieri shqiptar i Lacios ishte lënë pushim nga trajneri Simone Inzagi, i cili ka dashur ta çlodhë për kampionatin, ndërkohë që në stol ishte portieri i Kombëtares U-19 të Shqipërisë, Marko Alia. Gjithashtu, në ndeshjen e Lacios me Eintrahtin e Frakfurtit, është aktivizuar futbolisti i Kosovës, Valon Berisha.

Janë eliminuar nga Europa League skuadrat e Ansi Agollit dhe Eros Grezdës. Ish-kapiteni i Kombëtares nuk luajti për Karabaghun, që e mbylli fazën e grupeve në vend të fundit. Grezda u fut në fushë në 20 minutat e fundit të ndeshjes me Rapidin e Vjenës në transfertë, ku austriakët fituan 1-0, duke i marrë vendin ekipit të madh skocez në turin tjetër. Kishte shumë shpresa se Gllasgou Rejnxhërs do ta kalonte grupin, por ekipi i Grezdës nuk ia doli dhe u rendit në vend të tretë.
Tani tifozët shqiptarë do të bëjnë tifo në Europa League për Napolin e Hysajt dhe Lacion e Strakoshës. Shorti i ndeshjeve të turit tjetër do të hidhet ditën e hënë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje