Politike

‘Edhe jam edhe s’jam’. Bardhi: Jam me Berishën përballë Ramës, por kundër tij përballë SHBA

Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, i cili prej kohësh po drejton mbledhjet e shumicës së deputetëve bashkë me Sali Berishën ka deklaruar se është më këtë të fundit kur e krahason me Edi Ramën por kur vihet përballë SHBA-së është kundër.

Deklarata e paqartë e Bardhit here është me Berishën dhe herë jo është mbajtur të enjten ku u pyet nga një panel gazetarësh nësë e mbështeste deklaratën e SHBA-së që ritheksonte që të mos angazhoheshin me Berishën sa kohë është i shpallur prej tyre si “non grata”.

 “Unë nuk jam bashkuar (me Berishën). E mbështes 100% deklaratën e SHBA. Kam qenë në studio me ju ditën e parë kur është bërë takimi dhe të kam pohuar ekzaktësisht atë që thotë deklarata. Nuk ka asnjë ndryshim të SHBA sa i përket ‘non gratave’ dhe kjo është një çështje që mua më ndan me zotin Berisha. Mes SHBA-së dhe zotit Berisha unë zgjedh SHBA.

Mes zotit Berisha dhe Edi Ramës unë zgjedh Sali Berishën sa kohë është opozitar dhe ka besimin e një pjese të popullit opozitar”, tha Bardhi.

Më herët ambasada e SHBA-në nënvizonte:

 “Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë