Sport

Edhe kapiteni i Japonisë kundër: Për çfarë duhen Lojërat Olimpike pa publik!

Olimpiada e Tokios, që starton të premten, vazhdon të shoqërohet me polemika, pasi rastet e infektimit nga Covid-19 po shtohen gjithmonë e më shumë. Këtë herë kundërshtimi për organizimin e Lojërave vjen nga vetë japonezët, konkretisht nga kapiteni i kombëtares së futbollit, Maya Yoshida.

“Mendoj se shumë para nga xhepat tanë kanë shkruar për të financuar këtë Olimpiadë. Pavarësisht kësaj, njerëzit nuk mund të shkojnë për të ndjekur nga afër garat. Atëherë pyetja që lind është: për çfarë duhen këto Lojëra? Është e qartë, ne sportistët duam të luajmë apo të garojmë përpara tifozëve”, – ka thënë 32-vjeçari, mbrojtësi i Japonisë dhe Sampdorias.

Yoshida, kapiteni i Japonisë. Gazeta Si, 19 korrik 2021

Vendimi i organizatorëve për mbylljen e impianteve të Tokio 2020, sipas kapitenit Yoshida, nuk ka sens edhe për faktin kampionati në Japoni po zhvillohet me tifozë, edhe pse me një numër të limituar.

“Familjet tona kanë sakrifikuar dhe kanë duruar shumë gjëra, duke na mbështetur gjithmonë në punën tonë në Europë. Tani në Japoni nuk garojnë vetëm sportistët dhe lojtarët, por edhe pjesëtarët e familjeve tona. Edhe ata nuk mund të marrin pjesë. Përsëri pyes: për çfarë duhet e gjitha kjo? Shpresoj shumë që disa vendime të rishikohen”, – tha më tej mbrojtësi japonez.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë