Alarm te Juventusi para ndeshjes së nesërme me Milanin në kampionat. Klubi bardhezi i druhej faktit se përveç brazilianit Aleks Sando do të kishte të tjerë të infektuar nga Covid-19 dhe ka kryer analizat e radhës, ku ka rezultuar se edhe Kuadrado është pozitiv.
Para një sfide vendimtare trajneri Andrea Pirlo humb kështu një tjetër titullar të rëndësishëm të lojës në krah. Kuadrado rikthehej pas skualifikimit, por tani ndalet nga Covid-19. Juventusi është i grumbulluar dhe do të kryejë të tjerë tamponë për të gjithë. Kolumbiani është lojtari i vetëm që doli pozitiv në testet e fundit. Te bardhezinjtë ai është lojtari i shtatë që infektohet, pas Ruganit, Matuidit, Dibalës, Ronaldos, MekKenit dhe Aleks Sandros.

Kuadrado është asimptomatik, ai është izoluar tashmë sipas rregullores. “Juventus Football Club bën me dije se pas kontrolleve të fundit që parashikon protokolli, ka dalë pozitiv me Covid-19 lojtari Juan Kuadrado. Ai është futur menjëherë në karantinë”, – shkruan klubi italian në njoftimin zyrtar.
Mungesa e futbollistit kolumbian hap një problem të madh për trajnerin Andrea Pirlo, i cili në këtë situatë mund të aktivizojë Frabotën në të majtë, duke spostuar Danilon dhe Kiezën në të djathtë. Ai mund të hedhë në fushë edhe njërin mes Kielinit ose Demiralti si mbrojtësin e tretë të qendrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje