Ndodhi disa javë më parë në “Selman Stërmasi”, ndodh edhe tani në “Loro Boriçi”. Gjatë pjesës së parë të ndeshjes Vllaznia-Teuta, saktësisht në minutën e 18-të, në stadiumin e Shkodrës kanë ikur dritat për një moment. Ka qenë një kolpo tensioni, që ka fikur prozhektorët dhe më pas, me ndezjen e tyre, ndriçimi ka qenë i pamjaftueshëm për të vazhduar lojën, duke e detyruar arbitrin ta ndërpresë ndeshjen për disa minuta.
Pas rastit të parë të problemeve me ndriçimin që ndodhi në kryeqytet, ku sërish në fushë ishte Teuta, atëherë ndaj Tiranës, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që të mos kishte më ndeshje me drita, përveç stadiumeve “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”, që plotësonin kushtet, sipas FSHF-së. Më pas vendimi ndryshoi dhe ndeshje me drita janë luajtur edhe në stadiume të tjera, por duket se llogaritë nuk janë bërë mirë.
Ndoshta duhet bërë një tjetër kontroll në stadiumet në vend, sepse çështja e ndriçimit vazhdon të jetë problematike, siç u pa edhe sot në Shkodër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje