Islam Dudaev dhe Abakarov Zemilkhan janë dy mundës nga Çeçenia, të cilët do të garojnë për Shqipërinë. Ata janë prezantuar si “blerje” të reja nga presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, ish-mundësi Sahit Prizreni.
Pritet që së shpejti dy mundësit çeçenë të pajisen me pasaportën shqiptare dhe më pas të marrin pjesë në aktivitetet ndërkombëtare. Shqipëria në fakt ka pasur traditë në sportin e mundjes, por në këtë moment, duke mos pasur prodhim vendës, është detyruar të huazojë sportistë të huaj dhe t’i natyralizojë si shqiptarë.
Është e njëjta histori si me gjimnastin rus, Matvei Petrov, i cili prej pak kohësh garon për flamurin kuqezi. Madje, ai i ka sjellë medalje Shqipërisë dhe ishte një nga sportistët që morën pjesë në Olimpiadën e Tokios, ku bëri një paraqitje të mirë. KOKSH-i dhe presidenti i FSHM-së, Prizreni, janë të bindur se dy mundësit çeçenë do të ndihmojnë në ngritjen e nivelit të këtij sporti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje