Kriza ekonomike botërore, edhe ajo e klubeve të futbollit, duket se nuk i ka frenuar marrëveshjet për blerjen e tyre. Përkundrazi, kjo periudhë mund të ofrojë okazione sa i takon kalimit të kapitaleve në duart e të huajve.
Ky është rasti i shitjes së Njukasëllit, një klub i madh në Premier League, gati për t’u shitur. Sipas “Telegraph”, ky klub pritet të shitet për 300 milionë stërlina, që do të thotë 344 milionë euro. Marrëveshja është arritur dhe pritet që gjithçka të zyrtarizohet shumë shpejt. Blerësi është financierja angleze Amanda Stavelei, por kapitalet janë 80% të fondit saudit të princit Bin Salman.

Përfshirja e Arabisë Saudite në një tratativë që ka nisur shumë kohë më parë, u zbulua para disa muajsh, por çështja ndërkombëtare e vrasjes së Kashogit i kishte frenuar lëvizjet e mëtejshme. Tani shitja e Njukasëllit është thuajse e mbyllur. Efekti i vetëm i krizës është se vlera e klubit të vjetër anglez ka zbritur nga 340 në 300 milionë stërlina. Një tjetër klub anglez do të jetë kështu në dorë të investitorëve të huaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje