Futboll

Edhe Odise Roshi shkon në Turqi, te Boluspori me Selmanin dhe Bregun

Odise Roshi është futbollisti i fundit shqiptar që zbarkon në Turqi. Ai do të bashkohet me skuadrën e Bolusporit, pjesëmarrëse në Ligën e Parë të futbollit turk. Te kjo skuadër fieraku do të gjejë edhe dy shqiptarë të tjerë, portierin Gentian Selmani dhe sulmuesin Dejvi Bregu.

Firma e Roshit është vetëm çështje orësh, ai e ka arritur marrëveshjen me klubin e ri për një kontratë njëvjeçare. Nga burime jozyrtare është bërë me dije se futbollistit kuqezi do të përfitojë rreth 250 mijë euro. Klubi turk nuk do të paguajë për kartonin e Roshit, sepse ai prej disa javësh është lojtar i lirë.

Roshi gjatë një ndeshjeje ndaj Francës. Gazeta Si, 9 gusht 2021

Mesfushorit të Kombëtares i ka përfunduar kontrata me rusët e Akhmat Groznit, ku ai luajti për 5 sezone. Tani Roshi nis një aventurë te re në futbollin turk. Më parë ka luajtur në Gjermani me Këlnin dhe FSV Frankfurt, po ashtu në Kroaci me Rijekën, në Rusi me Akhmat Groznin dhe së fundi ishte huazuar në Hungari, te Diosgyor. Fieraku 30-vjeçar pritet të jetë një përforcimet më të mira të Bolusporit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë