Ne rrjet

Edhe politikanët takohen me maska dhe doreza…

Ata nuk janë tamam dy metra larg njëri-tjetrit, por nuk mund të themi se nuk po tregohen të kujdesshëm.

Kjo është një fotografi e kryeministrit të ri të Sllovakisë, Igor Matovic, duke shtrënguar duart me presidenten  e vendit të tij, Zuzana Caputova, në përurimin e kabinetit të tij.

Matoviç, një aktivist kundër korrupsionit kori një fitore të papritur në zgjedhjet e shkurtit, të cilat ishin edhe votimet e para që nga vrasja e gazetarit Jan Kuciak dy vjet më parë, një ngjare që tronditi jetën politike të Sllovakisë.

Ai dhe kolegët e tij të kabinetit kanë vene maska në fytyrë dhe doreza të bardha në ceremoninë e inaugurimit në pallatin presidencial në Bratislavë,

Sllovakia deri më tani ka regjistruar 137 raste me koronavirus dhe asnjë viktimë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë