Koronavirusi nuk fal askënd. Edhe Ronaldinjo, ish-futbolli i famshëm brazilian, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. E ka bërë këtë lajm vetë ish-sulmuesi me një video në rrjetet sociale, ku duke qeshur, si gjithmonë, ka thënë: “Jam mirë, jam asintomatik. Një përqafim të gjithëve”.
Ish-lojtari i Barcelonës dhe Milanit ka kaluar një periudhë të vështirë. Ai ka pasur probleme me drejtësinë dhe ka përfunduar në burg në Paraguai. Tani edhe problemet me shëndetin, por ish-ylli brazilian i futbollit gëzon një gjendje të mirë për momentin.
Ditët e fundit po rritet ndjeshëm numri i të infektuarve nga vala e dytë e Covid-19. Në Belgjikë është vendosur për mbylljen e stadiumeve, kurse në Itali është pranuar se protokolli për futbollin nuk ka funksionuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje